Kylian Mbappe, sulmuesi i Real Madrid-it, ka pësuar një ndrydhje në gjurin e majtë. Lajmi u konfirmua pas ekzaminimeve të kryera nga mjekët specialistët francez, në bashkëpunim me stafin mjekësor të klubit.
Sipas njoftimit, Mbappe po ndjek një trajtim pa operacion dhe gjendja e tij do të monitorohet në ditët në vijim.
Ende nuk dihet sa kohë do të mungojë, pasi gjithçka varet nga rikuperimi i tij.
Real Madrid do të përballet sonte me Getafe CF në stadiumin Santiago Bernabeu, në kuadër të La Liga, në orën 21:00.