Arbeloa pas humbjes nga Getafe: Lufta për titull nuk ka përfunduar

- Bota Sot

Arbeloa pas humbjes nga Getafe: Lufta për titull nuk ka përfunduar

Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka marrë përgjegjësinë pas humbjes minimale 1:0 ndaj Getafe në La Liga, duke theksuar se skuadra e tij meritonte më shumë nga kjo përballje.

“Meritonim fitoren dhe humbëm. Ky është futbolli. Nuk ka justifikime për mungesat, na mjaftonin lojtarët që kishim në dispozicion”, deklaroi Arbeloa pas ndeshjes.

Ai shtoi se, pavarësisht këtij hapi fals, gara për titull mbetet e hapur.

“Lufta për titull nuk ka përfunduar. Ne jemi Real Madrid dhe nuk dorëzohemi kurrë”, u shpreh tekniku madrilen.

Arbeloa mori mbi vete fajin për rezultatin negativ, duke theksuar se përgjegjësia i takon atij si trajner.

Ndërkohë, ai pati edhe një mesazh për talentin e ri Mastantuono, duke kërkuar nga ai më shumë kujdes dhe përmbajtje në vazhdim.

Humbja ndaj Getafes përbën një goditje për “Los Blancos” në garën për kreun e tabelës, por madrilenët mbeten të vendosur për të reaguar në ndeshjet e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot