Scholes kërkon Ancelottin në krye të Unitedit

- Bota Sot

Scholes kërkon Ancelottin në krye të Unitedit

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka deklaruar se do të dëshironte ta shihte trajner aktual të Brazilit, Carlo Ancelotti, në krye të “Djajve të Kuq”.

Duke folur në podcastin The Good, The Bad & The Football Podcast, Scholes e cilësoi italianin si zgjedhjen ideale për klubin nga “Old Trafford”.

“Zgjedhja perfekte  është Ancelotti. E di që është trajner i Brazilit, por ai është njeriu i duhur për Manchester United, sepse është tip që i bën lojtarët të ndihen si një milion dollarë”, u shpreh Scholes.

Sipas tij, përvoja e madhe e Ancelottit dhe aftësia për të fituar trofe do të sillnin stabilitet dhe autoritet në skuadër.

Megjithatë, ish-mesfushori ngriti edhe një pikëpyetje rreth moshës së trajnerit italian.

“A është shumë i vjetër tani? Kjo është e vetmja dilemë.

A ka ndonjë tjetër të atij niveli, me më shumë përvojë? United ka nevojë për një lider me prezencë”, shtoi ai.

Scholes komentoi edhe për trajnerin aktual, Michael Carrick, kontrata e të cilit zgjat deri në muajin qershor.

“A mund ta shohim Michaelin duke fituar Premier League? Nuk e di ende”, përfundoi Scholes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot