Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thuhet se ka përpiluar listën e dëshirave nëse do të marrë drejtimin e Real Madridit sezonin e ardhshëm. Gjermani nuk ka qenë në një rol menaxheri që kur u largua nga Liverpooli në verën e vitit 2024.
Los Blancos aktualisht mbikëqyren nga ish-mbrojtësi Alvaro Arbeloa, por rezultatet nën drejtimin e spanjollit kanë qenë të paqëndrueshme pavarësisht se klubi mundi Benficën në fazën eliminatore për të arritur në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.
Ata vijnë pas një humbjeje zhgënjyese 1-0 në shtëpi ndaj Getafes në La Liga të hënën, duke i mbajtur katër pikë prapa liderëve të tabelës, Barcelonës, me 12 ndeshje të mbetura.
Ndërsa spekulimet rreth të ardhmes afatgjatë të Arbeloas shtohen, sipas Football 365, Drejtori i Futbollit i Red Bull, Klopp, është shfaqur si një pretendentë i fortë për të pasuar Arbeloan.
Sipas raportimeve në mediat spanjolle, gjermani ka kërkuar katër largime dhe po aq nënshkrime të reja, përfshirë Rodrin, i cili thuhet se është një transferim i panegociueshëm.