Rooneyt i ka mbetur merak që nuk ka luajtur për Celtic

- Bota Sot

Rooneyt i ka mbetur merak që nuk ka luajtur për Celtic

Ish-kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney, ka pranuar se i ka mbetur merak që nuk ka luajtur kurrë në Skoci gjatë karrierës së tij profesionale.

Rooney, i cili është një tifoz i madh i Celtic, ka deklaruar në ‘The Wayne Rooney Show’ se do të kishte dashur të kishte pasur mundësinë të luante për klubin skocez.

“Është e njohur që jam tifoz i Celtic dhe ndoshta është një nga pendimet e mia që nuk kam luajtur kurrë për ta”, tha Rooney.

Ai kujtoi një moment të veçantë gjatë ndeshjes së ‘Old Firm’ në 2010.

“Shkova në Ibrox për të parë ndeshjen Celtic-Rangers dhe u ul në sektorin e tifozëve të Celtic, ata e dinin këtë. Kur luajtëm në 2010, më rrahën keq. Ishte pak pas momentit kur kërkova të largohem nga Manchester United, dhe sapo kisha nënshkruar një kontratë të re, kështu që isha nën presion për të performuar.

Morëm një penallti, e shënova dhe u hodha të festoja, por atmosfera ishte shumë armiqësore. Ishte edhe periudha kur përdorja shumë Twitter dhe u përballa me kritika të shumta, kështu që e prisja këtë”, theksoi ai.

Rooney pranon se kjo eksperiencë ishte një nga përjetimet më të vështira të karrierës së tij, por gjithashtu e bëri atë më të vetëdijshëm për presionin e madh që vjen nga tifozët dhe media.



Lexoni të gjitha në Bota Sot