Barazon legjendën Pele

- Bota Sot

Barazon legjendën Pele

Ka qenë gjithmonë i veçantë. Lionel Mesi ka shënuar gola nga më të mrekullueshmit në karrierën e tij, veçse një nga standardet që e dallon nga të tjerët është goditja e dënimit.

Pikërisht në ndeshjen e fundit që luajti, kur shënoi rrjetat e para të sezonit, superylli argjentinas realizoi një tjetër ence, dhe barazoi një legjendë të adhuruar.

Sot, kampioni I botës në fuqi ka 70 gola nga goditjet e dënimit, po aq sa Mbreti i futbollit, Pele.

Kjo, në fitoren që Inter I Majemit arriti në derbin e Floridës në fushën e Orlandos me rezultatin 4-2.

Tashmë, nga rekordi botëror nuk I mbetet shumë.

Vendin e parë në këtë renditje e mban ylli tjetër I shquar nga Brazili, Zhuninjo Pernambukano me 77 realizime, pra “Pleshti” nuk është larg.

Ai ka shënuar si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos tek Barcelona, po ashtu tek Paris SG, si dhe me kombëtaren e Argjentinës.

Në duelin me rivalin e tij të përjetshëm, Kristiano Ronaldo, Mesi qendron më lart.

Magjistari I topit siç e thamë ka 70 gola me goditje dënimi, ndaj 64 të legjendës portugeze, ndonëse rivaliteti vazhdon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot