Beqiri: Reaguam pas pësimit të golit

- Bota Sot

Beqiri: Reaguam pas pësimit të golit

Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri pas ndeshjes për mediat ka lavdëruar karakterin e skuadrës që menaxhoi të përmbyste rezultatin 1:0, për fitore 2:1 ndaj Pelisterit në takimin e xhiros së 20-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Epërsisë së kundërshtarit (Spirovski 7’) i’u përgjigjëm me golat e Besart Ibraimit (21’ dhe 64’) për fitore numër 15 në këtë kampanjë. 

…përmbysja…
Jeton Beqiri:
“E rëndësishme është që Shkëndija shënon fitore dhe e rëndësishme është që ne pas ndeshjes me Samsunsporin, pas asaj lodhje, morëm tre pikë. Reaguam pas pësimit të golit dhe gjithashtu karakteri i skuadrës është për tu përshëndetur.”

…reagimi pas negativës…
Jeton Beqiri:
“Ne jemi skuadër cilësore. Ne kishim disa probleme para ndeshjes me disa futbollistë që ankoheshin në lëndime, kishim futbollistë me kartona që rrezikonin ndeshjen e ardhshme, por duhej të aktivizoheshin, disa u aktivizuan, disa edhe morën kartonin e verdhë, që sinqerisht e prisja.

Në përgjithësi më pëlqen lufta e skuadrës. Normalisht ne vijmë nga një seri ndeshjes shumë të fuqishme dhe unë më shumë jam i mërzitur me pranimin e golit të parë për shkak se kur pranon gol, tensioni rritet akoma më shumë dhe normalisht pastaj krijohet njëlloj trysnie ndaj skuadrës.

Në këtë situatë fizike që jemi ne për momentin, realisht nuk mund të presim shumë, përveç asaj që mendoj se Shkëndija duhet të qëndrojë deri në fund të ndeshjes e karikuar që mos të rrezikojë, për mos me ardhë në situata që të na shpëtojë portieri apo ekipi kundërshtarë të humbasë rastet. Jam i kënaqur me tre pikët dhe është një ndeshje për tu harruar.”

…ngushtohet diferenca para derbit…

Jeton Beqiri:Normalisht që është një fitore që shijon, pasi është fitorja e katërt me radhë në pranverë. Shqetësuese është fakti se ne kemi vetëm dy ditë për tu përgatitur për ndeshjen me Vardarin, për dallim nga kundërshtari që ka pesë.

Unë besoj në këtë aspekt dhe në shumë aspekte tjera, nuk dua ta përfshi veten këtu, pavarësisht se jam pjesë e Shkëndijës, por Shkëndija si klub meriton respekt shumë më të madh.”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot