Shkëndija ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Pelisterit, në takimin e javës së 20-të.
Besart Ibraimi, futbollist i Shkëndijës së Tetovës, është futbollist i javës në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
“Veterani në radhët e Shkendijës, Besart Ibraimi, është përsëri lojtar kyç për "kuqezinjtë", të cilët kanë rast të mirë për të fituar titullin.
Ibraimi i vetëm solli kthesën kundër Pelisterit me dy gola, dhe fitoren për ekipin e tij, me të cilën ata vazhduan ndjekjen pas Vardarit në betejën për vendin e parë”, shkruan media maqedonase “Ekipa”.