Shqiptari që nuk ftohet të Shqipëria, i rritet vlera në 14 milionë euro

- Bota Sot

Shqiptari që nuk ftohet të Shqipëria, i rritet vlera në 14 milionë euro

Anis Mehmeti bëhet futbollisti më i vlefshëm te Kombëtarja e Shqipërisë.

Ai ka kohë që nuk ftohet në kombëtaren shqiptare përkundër formës së mirë. 

Sot, në sajtin “Transfermarkt”, futbollisti 25-vjeçar tani e ka vlerën 14 milionë euro.

Me këtë shifër, Mehmeti i Ipswich Town, është bërë më i vlefshmi te Kombëtarja e Shqipërisë, duke kaluar edhe Kristjan Asllanin (13 milionë euro).

Kujtojmë që Mehmeti është duke kaluar momente fantastike në Championship. Ai ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë tetë asistime.



Lexoni të gjitha në Bota Sot