Antoine Griezmann, padyshim lojtari më i mirë në historinë e Atleticos, e ka zemrën të ndarë.
Mendja e tij është në Shtetet e Bashkuara, pasi gjithmonë ka dëshiruar të luajë në një ligë tjetër. Me cilësinë dhe kategorinë e tij, ai mund të luajë atje pa problem për dy ose tre vjet.
Kjo situatë është normale dhe e kuptueshme si për lojtarin, ashtu edhe për drejtuesit e klubit “rojiblanco”.
Megjithatë, pas një bisede me Simeonen dhe drejtuesit e Atleticos, diçka duket se ka ndryshuar për Griezmann.