Skuadra e futbollit Gjilani ka mbyllur përgatitjet për duelin e kupës ndaj Ballkanit, takim ky që zhvillohet këtë të mërkure (04 Mars) në stadiumin e qytetit në Therandë.
“Pavarësisht mungesave të mëdha, ekipi është gati për ndeshjen çerekfinale të kupës ndaj Ballkanit, njëherit ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.
Atmosfera ka qenë tejet pozitive gjatë këtyre pak ditëve, të cilat ishin në dispozicion për tu përgatitur për këtë ndeshje.
Edison Kqiku dhe Hamdi Namani prej kohësh ndodhen jashtë skuadrës, ndërkohë që listës janë bashkuar edhe Lorik Boshnjaku dhe Ennur Totre për shkak të lëndimeve”, njofton SC Gjilani.
Dueli ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 13:00.