Barcelona po udhëheq 2-0 ndaj Atleticos

- Bota Sot

Barcelona po udhëheq 2-0 ndaj Atleticos

Ështe mbyllur pjesa e parë në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, me ndeshjen që po luhet në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Mbretit.

Barcelona është në epërsi prej 2-0, por ka një mal për të ngjitur deri në rikthimin e rezultatit.

Kjo pasi rezultati i përgjithshëm momentalisht është 4-2 për mysafirët nga Madridi, të cilën e fituan ndeshjen e parë 4-0.

Ishte Marc Bernal që shënoi për 1-0, në minutën e 30-të.

Golin e tij e asistoi superylli spanjoll, Lamine Yamal.

Goli i dytë u shënua nga braziliani Raphinha, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 50-të të pjesës së parë.

Fituesi i kësaj përballjeje kalon në finale të Kupës së Mbretit, teksa aty do të përballet me njërin prej Real Sociedadit ose Athletic Clubit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot