Granit Xhaka 34 minuta, Sunderland fiton në Leeds

- Bota Sot

Granit Xhaka 34 minuta, Sunderland fiton në Leeds

Skuadra e Sunderlandit ka marrë tre pikë të rehatisë së madhe në kuadër të javës së 29-të të Premier League në futboll.

Granit Xhaka u paraqit nga minuta e 56-të apo 34 minutat e fundit të ballafaqimit për Sunderlandin, duke kontribuar në fitoren e madhe me rezultat 1:0 në konak të të Leeds Utd.

Futbollisti Diarra shënoi nga penalltia në minutën e 70-të.

Sunderland renditet në vend të 11-të me 40 pikë e Leeds është në vend të 15-të me 31 pikë.

Leeds ka presionin nga skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës së klasifikimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot