Në valën e luftimeve mes SHBA-Izrael me Iranin, ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, njofton se flota ushtarake iraniane është neutralizuar dhe ka rifilluar lëvizja e çisternave në ngushticën e Hormuzit.
Sipas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump, anijet ushtarake amerikane dhe aleatët e Gjirit do të shoqërojnë anijet tregtare, pas bllokimit të 250 çisternave dhe kontenierëve për arsye sigurie.
Postimi i Meçollarit:
Një lajm i mirë nga fronti i Iranit
Flota Ushtarake Iranane është eleminuar dhe ka filluar lëvizja e çisternave në ngushticën e Hormuzit. Sipas Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit Trump, anijet ushtarake të SHBA, ndoshta dhe aleatëve të Gjirit, do të bëjnë shoqërimin e anijeve tregëtare në ngushticën e Hormuzit. Deri dje 250 çistrerna dhe anije kontenierësh ishin bllokuar për arsye sigurie në veri dhe jug të ngushticës.