Arsenal dhe Man City në aksion, sfida të zjarrta në elitën angleze

- Bota Sot

Arsenal dhe Man City në aksion, sfida të zjarrta në elitën angleze

Xhiroja e radhës në Premier League vazhdon sot me disa përballje mjaft interesante që pritet të ndikojnë në renditjen e tabelës. Të gjitha ndeshjet, përveç njërit takim, nisin nga ora 20:30.

Në “Villa Park”, Aston Villa pret Chelsea, në një duel të rëndësishëm. Ndërkohë, Brighton përballet me Arsenal, derisa londinezët synojnë pikë të plota në garën për titull. Në takimet tjera, Fulham sfidon West Ham United, ndërsa kampioni në fuqi Manchester City përballet me Nottingham Forest.

Dueli i mbrëmjes zhvillohet nga ora 21:15, ku Newcastle United pret Manchester United në një përballje tradicionale të futbollit anglez.

Pritet një mbrëmje spektakolare në elitën e futbollit anglez, me skuadrat që luftojnë për objektivat e tyre sezonale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot