Gattuso e ka në mendje Italinë anti-Irlandë e Veriut

- Bota Sot

Gattuso e ka në mendje Italinë anti-Irlandë e Veriut

Pak më shumë se 3 muaj nga Botërori 2026, trajneri i Italisë, Rino Gattuso, e ka në mendje formacionin që duhet të përballojë Irlandën e Veriut në Bergamo, në Play-off.

Për trajnerin “axurr” ka vetëm një problem, që ka të bëjë me dëmtimin e sulmuesit Moise Kean, për të cilin nuk dihet se sa kohë duhet që të rikuperohet.

Gattuso nuk do të bëjë eksperimente, por me siguri do të grumbullojë një nga lojtarët më në formë të sezonit, Palestra të Cagliari, i cili mund të marrë vendin e titullarit në krahun e djathtë.

Formacioni anti-Irlandë fillon me Donnarumma në portë dhe Mancini, Bastoni dhe Calafiori në mbrojtje. Në krahë pritet të luajnë Politano dhe Dimarco, me një mesfushë të formuar nga Barella, Locatelli dhe Tonali.

Në sulm, nëse Kean rikuperohet në kohë, do të lunate në krah të Retegui.

Në të kundërt, do të kishte hapësirë për Pio Esposito, i cili mund të jetë efikas kundër një mbrojtjeje të fortë fizikisht.



Lexoni të gjitha në Bota Sot