Piketon arkitektin e Milanit

- Bota Sot

Piketon arkitektin e Milanit

Real Madrid ka nisur punën për sezonin e ri, me drejtuesit që po mendojnë për një trajner.

Sipas “Corriere dello Sport” bëhet me dije se Massimiliano Allegri ka përfunduar në “radarin” e madrilenëve.

Allegri ka qenë pranë bashkimit me “Los Blancos” dy herë më pare, së pari në 2019 dhe më e famshmja në 2021, por konkretizohej asgjë. Ndërkohë timonieri italian aktualisht është pjesë e Milan, duke bërë mirë në kampionat, por sërish për të ardhmen e tij vazhdon të flitet.

Por siç duket gjithçka do të ridiskutohet në fund të këtij sezoni dhe nga ana tjetër “Los Blancos” po studiojnë mjaft mirë këtë pistë. Mbetet të shihet në fund të sezonit se çfarë do të ndodhë mes palëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot