Në skenë del sërish Real Madrid

- Bota Sot

Në skenë del sërish Real Madrid

Do të ishte hera e tretë që presidenti Florentino Perez kërkon italianin, pas tentativave të 2019-ës dhe 2021-shit.

Ditët e fundit është folur për një situatë jo aq solide mes trajnerit Massimiliano Allegri dhe drejtuesve të Milanit. Është aluduar për fërkime, që mund të kenë të bëjnë ndonjë premtim të pambajtur në merkato. Po ashtu, nuk është e qartë nga cila anë janë fokusuar pronarët: ajo teknike që lidhet me trajnerin dhe drejtorin sportiv Tare, apo ajo financiare e udhëhequr nga administratori Giorgio Furlani.

Dhe tashmë në skenë del sërish Real Madrid, sipas “Corriere dello Sport”. Presidenti Florentino Perez gjendet në një situatë komplekse sa i takon trajnerit. Pas shkarkimit të Alonsos, ai ka zgjedhur Arbeloan, të cilit nuk po i shkon mbarë.

Në kokën e presidentit të Realit është shfaqur sërish Max Allegri. Perez duket i fiksuar me trajnerin italian, edhe pse “Bernabeu” vërshëllen sapo sheh që skuadra luan e tërhequr në mbrojtje. Ai ka provuar ta marrë dy herë Allegrin në Madrid, duke besuar te loja e thjeshtë.

Fillimisht në 2019-ën, kur trajneri mbylli ciklin fitues me Juventusin, por nuk pati akord. Pastaj dy vite më pas, kur Allegri ra dakord edhe për pagën e kohëzgjatjen e kontratës, 8.5 milionë euro neto në sezon.

Por miku i tij, Andrea Agnelli, e bindi të kthehej te Juventusi.

Tani Reali po bën tentativën e tretë për këtë trajner, por situata është jo pak e komplikuar, sepse te Milano ka mbështjen e të gjithëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot