Rreth tre muaj para nisjes së Kupës së Botës 2026, trajneri i SHBA-ve, Mauricio Pochettino, ka dërguar një mesazh të fortë: Objektivi është Botërori. Madje, këtë bindje ai e ka ndarë edhe me ish-presidentin amerikan Donald Trump.
Duke folur për High Performance Podcast, tekniku argjentinas tregoi një episod nga shorti i fazës së grupeve të Botërorit, ku SHBA do të jetë vend organizator së bashku me Mexico dhe Canada.
“Trump më pyeti: ‘Mister, a mund ta fitojmë Botërorin?’. I thashë: ‘Sigurisht, sepse jemi në Shtetet e Bashkuara’”, rrëfeu ai.
Pochettino, në krye të përfaqësueses që prej shtatorit 2024, theksoi se “ëndrra amerikane” është të jesh numri një. SHBA-ja është në Grupin D me Paraguain, Australinë dhe fituesen e një play-off-i europian.
“Duhet të besojmë se mund të fitojmë çdo ndeshje. Vetëm kështu ndërtohet mentaliteti fitues”, përfundoi ai.