Komiteti Teknik në Spanjë: Gjyqtarët gabuan, ndërhyrja në Vedat Muriqin ishte penallti

- Bota Sot

Komiteti Teknik në Spanjë: Gjyqtarët gabuan, ndërhyrja në Vedat Muriqin ishte penallti

Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) në Spanjë e ka pranuar gabimin për mosdhënien e penalltisë tek ndërhyrja në Vedat Muriqin në ndeshjen ndaj Sociedad.

Rasti ndodhi kur rezultati ishte 0:0 në minutën e 12-të, dhe CTA pranoi se kapja e Zubeldias, në të cilën ai mbajti Muriqin me të dy krahët brenda zonës së penalltisë.

Ndërsa Muriqi ishte gati të kthehej dhe të gjuante, duhej të kishte rezultuar në një penallti dhe një karton të kuq direkt për mbrojtësin.

Ky është rast që do ta kishte ndryshuar plotësisht rrjedhën e ndeshjes, por as Miguel Sesma Espinosa në fushë dhe as Figueroa Vazquez në VAR nuk e konsideruan të nevojshme dhënien e një penalltie, duke e dëmtuar seriozisht Mallorcën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot