Elbasani luan sot ndeshjen e dytë të Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit, takim ky që do të nisë prej orës 16:30 në stadiumin “Arena e Demave”, i vlefshëm për fazën çerekfinale të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Shqipëri.
Elbasani dhe të kuqtë e kanë shndërruar Kupën në një objektiv kryesor për këtë sezon, teksa e shohin si rrugën më të shkurtër për të prekur Kupat e Europës, duke qenë se në kampionat rivaliteti është shumë i lartë.
Për t’u rikthyer te përballja mes dy skuadrave, në tre ndeshjet e zhvilluara në kampionat përgjatë këtij sezoni,
Partizani nuk ka mundur të fitojë asnjë ndeshje përballë Elbasanit në kampionat, por në Kupë ka fituar sfidën e parë me një gol të Skukës me 11- metërsh.
Ekipet regjistrojnë nga një fitore, një disfatë dhe dy barazime në këtë sezon.