Sulmuesi brazilian sqaron gjithçka

- Bota Sot

Sulmuesi brazilian sqaron gjithçka

Rrezikojnë ta trazojnë edhe botën e futbollit dhe sidomos Botërorin 2026, që do të zhvillohet në më pak se 100 ditë midis SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës.

Sipas disa thashethemeve që qarkulluan në orët e fundit, Richarlison mund të ketë vendosur që të mos marrë pjesë në Kupën e Botës, me një mesazh të atribuaar atij dhe i shpërndarë në rrjetet sociale që pretendonte se ai nuk do të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara pas operacioneve të fundit ushtarake amerikane dhe izraelite kundër Iranit.

Por sulmuesi i Tottenham Hotspur reagoi shpejt duke i mohuar këto pretendime.

Ai e publikoi një deklaratë zyrtare duke thënë se “për të qartësuar, sepse lajmet e rreme kanë shkuar shumë larg: unë kurrë nuk e kam bërë këtë deklaratë”.

Sulmuesi brazilian shtoi se, edhe pse është kundër çdo lloj lufte apo konflikti, nuk ka thënë asnjëherë se nuk do të luajë për kombëtaren braziliane në Botëror.

Ai u shpreh gjithashtu se shpreson që të gjithë ata që e kanë shpërndarë këtë gënjeshtër ta heqin dhe ta fshijnë postimin.

Sipas raportimit, pretendimi fillestar u përhap përmes një imazhi të manipuluar që u publikua në platformën X, ku thuhej se Richarlison kishte deklaruar: “Unë refuzoj të luaj në Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara nëse nuk ndalet kjo luftë kundër Iranit”.

Ky citim, i cili u bë viral, është i rremë dhe nuk ka burim zyrtar apo deklaratë të vërtetë nga vetë lojtari apo përfaqësuesit e tij që e vërtetojnë atë.

Konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pas operacioneve ushtarake të përshkallëzuara dhe sulmeve të mëtejshme të Teheranit drejt disa vendeve të Gjirit, ka bërë që disa tifozë, opinionistë dhe portale të spekulojnë për rrezikun e pjesëmarrjes së disa lojtarëve apo edhe vetë kombëtareve në turne.

Brazili gjendet në Grupin C të Botërorit, i cili i përfshin edhe Marokun, Haitin dhe Skocinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot