Sfida me Elbasanin premton spektakël

- Bota Sot

Sfida me Elbasanin premton spektakël

Partizani dhe Elbasani do të vendosin mes tyre, se cila prej skuadrave do të jetë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Takimi nis në orën 16:30 te stadiumi “Arena e Demave”.

Partizani ka avantazhin e fitores 0 me 1 në Elbasan, falë golit me penallti të Xhuliano Skukës.

Nga Elbasani janë shprehur me besim se do e përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, për të kaluar më tej.

Kërnaja ka surprizuar me formacionin, duke preferuar sulmuesin Kontreras nga minuta e parë në vendin e Skukës. Pjesa tjetër mbetet e pandryshuar nga sfida me Egnatian.

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Qirko; Atanaskoski, Bytyçi, Sembene, Kola, Murataj, Doumbia, Hjumen, Sidibe, Kontreras, Isgandarli

Trajner: Oltijon Kërnaja

Elbasani: Janaçek, Lulaj, Lila, Musta, Azemoviç, Manellari, Abas, Nongoh, Lukili, Lajthia, Lleshi

Trajner: Ivan Gvozdenoviç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot