Propozimi i bujshëm i Real Madridit për Dortmundin

- Bota Sot

Propozimi i bujshëm i Real Madridit për Dortmundin

Një nga lëvizjet që do të bëjë Real Madrid gjatë merkatos së verës është dhe një përforcim në krahun e majtë.

Edhe pse ka një titullar fiks si Alvaro Carreras, është e nvojshme edhe për një lojtar tjetër të mirë në këtë krah, pasi si Fran Garcia ashtu edhe Ferland Mëendy nuk bëjnë më pjesë në projektin e klubit madrilen dhe do të largohen në fund të sezonit.

“Tribalfootball.com” zbulon se Real Madrid ka piketuar suedezin e Borussia Dortmundit, Daniel Svensson, si lojtarin ideal për të përforcuar krahun e majtë. 24-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm te verdhezinjtë dhe ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon.

Duke qenë se është nën kontratë me Dortmund deri në vitin 2029, largimi i tij nga Dortmund nuk do të jetë edhe aq i lehtë. Megjithatë, sipas raportimit në fjalë propozimi i Real Madridit për klubin gjerman është vërtet joshësh: Ferland Mendy dhe Fran Garca, të dy në këmbin të Svensson. Vlera në treg e suedezit është rreth 25 milionë euro, ndërsa vlera e të dy lojtarëve madrilenë është rreth 30 milionë euro.

Përveç Svensson, një tjetër objektiv i madh i Real Madridit te Borussia Dortmund është edhe Nico Schlotterbeck, i cili ka bërë të ditur se do të largohet në fund të sezonit nga verdhezinjtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot