Dënime të reja nga FFM: Hapet procedurë kundër Shkëndijës!

- Bota Sot

Dënime të reja nga FFM: Hapet procedurë kundër Shkëndijës!

Federata e Futbollit e Maqedonisë njoftoi sot vendime të reja të Komitetit Disiplinor dhe konfirmoi se janë hapur procedura kundër Shkëndijës.

Procedimet u hapën për shkak të organizimit të dobët në ndeshjen kundër Pelisterit, kur gjyqtarët morën kërcënime, por edhe ndaj tyre u hodhën objekte të ndryshme.

“Po iniciohen procedura disiplinore kundër KF Shkëndija për ndeshjen e javës së 20-të midis Shkëndijës dhe Pelisterit, për shkak të organizimit të dobët.

Gjatë ndeshjes, tifozët vendas hodhën monedha, çakmakë dhe shishe plastike në fushë.

Gjyqtari i katërt u godit me një çakmak dhe monedha, dhe një mjet të mprehtë iu hodh atij, i cili ra pranë tij.

Pas përfundimit të ndeshjes, kur katër gjyqtarët u drejtuan për në dhomat e zhveshjes, ndaj tyre u hodhën përsëri mjete. Gjithashtu, një person jozyrtar hyri në fushë dhe sulmoi verbalisht gjyqtarët.

Pasi katër gjyqtarët hynë në ambientet zyrtare, i njëjti person i ndoqi, i ofendoi dhe u përpoq të përleshej fizikisht me ta”, thuhet në deklaratën e federatës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot