Sulmuesi i krahut, Liridon Latifi beson skuadra të performojë në nivelin e duhur në Shkup për të marrë rezultatin e dëshiruar kundër Vardarit.
Dueli i xhiros së 21-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës është në caktuar të luhet të enjten në kompleksin e FFM-së në Shkup me fillim në orën 14:00.
Derbi…
Liridon Latifi: “Përkundër faktit se kemi pasur disa ndeshje shumë të vështira javë e fundit dhe ndeshjet që i kishim në Evropë, ne kemi lënë gjithçka mbrapa dhe fokusi jonë është te derbi.
Ndeshje shumë e rëndësishme e cila shpresoj të mbyllet në favorin tonë.”
Fitorja ndaj Pelisterit…
Liridon Latifi: “Mendoj se këto ngritjet gjithmonë të japin një motivim shtesë, sepse nuk është e lehtë që nga negativa 0:1, apo kur je duke humbur, ta kthesh ndeshjen dhe të arrish të fitosh.
Është një motiv shtesë dhe shpresoj që atë motivim që kemi, nesër ta zbrazim në fushën e lojës. ”
Stadiumi…
Liridon Latifi: “Për ne nuk ka rëndësi se ku do të luhet ndeshja.
E vetmja gjë që ka rëndësi për ne është të kemi kushte të barabarta me kundërshtarin në të gjitha aspektet, pastaj pak rëndësi ka ku luhet ndeshja.
Shpresoj vetëm të jetë fushë e mirë për futboll, pastaj aty do të shihet kush çka ka për të treguar.
Fusha do të tregojë kush është më i miri dhe uroj që me kushte të barabarta ekipi më i mirë ta fitojë ndeshjen e nesërme”.