Marsel Desai nuk di të fshihet. Ai flet hapur dhe pa ndrojtje.
“Problemi është perceptimi që keni për Vinicius”. Kjo ishte fjalia e parë dhe prej andej ai ndërtoi një mbrojtje të ngushtë të sulmuesit të Real Madridit pas incidentit me Gianluka Prestianin,
“Jam i lumtur të shoh Vinicius të luajë dhe të shoh Murinjon të ndryshojë pak qasjen e tij ndaj kësaj teme.
Ai mund të festojë, e bëri herën e fundit që shënoi. S’ka problem.
Problemi është perceptimi i Viniciusit, ne duhet t’i japim fund dhe të pranojmë faktin se ka gjëra që duhet të ndryshojnë. Sepse është e papranueshme, brenda një stadiumi, kur ndodhin këto gjëra”, tha ish-futbollisti francez.
Desai gjithashtu shikoi të tashmen e Realit. “Në shpejtësinë e ekzekutimit, ata nuk janë aq të qetë.
Ata duhet arrijnë të rregullojnë pak atë që duhet për të qenë përsëri ai Real Madrid i famshëm” – analizoi ai.