Vllaznia nuk “fal” në shtëpi

- Bota Sot

Vllaznia nuk “fal” në shtëpi

Skuadra e Vllaznisë ka arritur të sigurojë kualifikimin për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Të besuarit e Edi Martinit mposhtën edhe në ndeshjen e dytë Bylisin, kësaj radhe me shifrat 2:1, ndërsa rezultati i përgjitshëm përkoi 3 – 1.

Të 3 golat e ndeshjes së sotme erdhën në pjesën e parë. Goleadori Bekim Balaj hapi serinë e finalizime me eurogolin në minutën e 34-të.

Pas 4 minutash, Bylis vendosi ekuilibrat falë Olavio. Në “frymën e fundit” të pjesës së parë, shkodranë shënuan sërish, kësaj radhe prej kaosit të shkaktuar në mbrojtjen e ballshiotëve, goli i Pusi.

Gjatë fraksionit të dytë, dalja me karton të kuq nga Adeduro dhe rasti flagrant i humbur prej Pedros, i dha fund shpresave për një përmbysje të madhe në “Loro Boriçi”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot