Shkëndija beson në sukses ndaj Vardarit

- Bota Sot

Shkëndija beson në sukses ndaj Vardarit

Shkëndija e Tetovës me seri prej 4 fitoreve në po aq ndeshje kampionale në pranverë, të enjten (14.00) shkon në Shkup për tu ndeshur me Vardarin në takimin e xhiros së 21-të të LPFMV-së. 

Shkëndija e motivuar për të vazhduar me fitore sheh transfertën me Vardarin.

“Fitorja eventuale në Shkup, na ofron 1 pikë me vendin e parë në renditje.

Vardari ndeshjen e fundit u ndal me barazim 1:1 në terren mysafir me Strugën.

Arbin Zejnullai dhe Numan Ajeti nuk janë në kombinim për shkak të pezullimit shkaku i grumbullimit të 5 kartonave të verdhë.

Rikthehet:

Në skuadër kthehet mbrojtësi Anes Meliqi, i cili mungoi në fitoren e të hënës 2:1 ndaj Pelisterit në Tetovë për shkak të pezullimit me 5 kartona”, thuhet nga Shkëndija.

Fakte shtesë

Kuqezinjtë tanë synojnë vazhdim të serisë pozitive në pranverë me 4 fitore rresht.

Pas eliminimit nga Evropa ku kishim vit historik, tani fokusi 100% në kampionat.

Vardari vendos edhe këtë ndeshje si vendas ta luajë në kompleksin e FFM-së.

Derbi duhej të luhet në arenën “Todor Proeski”, por vendasit “ikin” në FFM.

Shkëndija është ekipi më në formë në pranverë, duke fituar gjitha ndeshjet.

Vardari të shtunën barazoi 1:1 me Strugë dhe humbi pikët e para në pranverë.

Kuqezinjtë me fitoren 2:1 ndaj Pelisterit afrohen në 4 pikë me kreun e renditjes.

Dueli i parë mes veti i këtij sezoni në Tetovë u mbyll me fitore 1:0 të Vardarit. 

Shkëndija beson në sukses dhe futbollistët në mendje kanë vetëm fitoren.



Lexoni të gjitha në Bota Sot