Arsenali ka marrë pikë të plota në konak të Brightonit, duke bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit në Angli.
Skuadra londineze ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Brightonit, në kuadër ta javës së 29-të të Premier League.
Futbollisti Saka ka realizuar për fitoren e madhe në fillim të pjesës së parë.
Ishte minuta e 9-të që vendosi fatin e ndeshjes, ku Saka shënoi për rezultatin 0:1.
Arsenali kryeson me 67 pikë, ka shtatë pikë e një ndeshje më shumë se Manchester City në pozitën e dytë.
Brighton renditet në vend të 12-të me 37 pikë të grumbulluara.