Gjenden mbetje mortore në Rahovec

- Gazeta e Prizrenit

Gjenden mbetje mortore në Rahovec

Gjatë gërmimeve në një lokacion në Rahovec janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe analizën e ADN-së.

“Rahovec 1998-1999. NN. Lidhur me rastin njësia kompetente policore ka filluar gërmimet ku gjatë gërmimeve janë hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore të cilat dyshohet se i përkasin një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për autopsi dhe analizën e ADN-së”, njofton Policia. /BPD



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit