Barcelona kërkon “Zubimendin e ri”.
Barcelona po vazhdon të kërkojë përforcime në mesfushë dhe ka nisur të monitorojë talentin, Jon Gorrotxategi.
Mesfushori i Real Sociedad shihet si profil i ngjashëm me Martin Zubimendi, të cilin Barcelona e humbi në të kaluarën.
Sipas raportimeve, katalanasit po planifikojnë lëvizje gjatë merkatos së verës për të përforcuar mesfushën në defanzivë. Gorrotxategi vlerësohet për disiplinën taktike dhe organizimin e lojës.