Shkëndija e Haraçinës pritet të emërojë trajnerin e ri

- Bota Sot

Shkëndija e Haraçinës pritet të emërojë trajnerin e ri

Drejtuesit e Shkëndijës së Haraçinës pritet së shpejti të emërojnë trajnerin e ri.

Raportohet se kjo mund të ndodh sot pasdite, por janë në pritje të definimit të kushteve të marrëveshjes. 

Këto zhvillime të papritura te Shkëndija vijnë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Ljupco Markovski, I cili në dy ndeshjet e para të sezonit pranveror pati një barazim dhe një humbje, edhe atë në shtëpi.

Shkëndija e Haraçinës ka 39 pikë dhe është në vendin e dytë në Ligën e dytë, një pikë më pak se Ohrid, një më shumë se Skopje dhe dy më shumë se Bregallnica.

Në javën e ardhshme, Shkëndija luan si mysafir me Golemo Konjari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot