Leo Messi bashkë me skuadrën e Inter Miamit, kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë, si kampionë të ShBA-së.
Ata u pritën nga Presidenti i Amerikës, Donald Trump.
Trump në fjalimin e tij pyeti të pranishmit se kush është lojtari më i madh i të gjithëa kohërave.
Pasi turma thirri emri e Messit, edhe i pari i ShBA-së, u pajtua me ta.
”Kush është lojtari më i madh i të gjitha kohërave – Pelé apo Messi?”, pyeti Trump.
Turma: “Messi!”
Trump: “Pajtohem. Edhe unë mendoj se është Messi.”
Pas kësaj, Trump vazhdoi me fjalimin e tij, duke thënë se Messi erdhi me bujë të madhe dhe arriti të fitojë.
“Ata vijnë me bujë të madhe nga vendet e tjera – të gjithë thonë sa të shkëlqyer janë – por nuk fitojnë gjithmonë.
Ky djalë erdhi me bujë të madhe dhe fitoi. Leo, ti erdhe dhe fitove.”, tha Donald Trump gjatë fjalimit.