Jeton Beqiri, trajner i Shkëndijës së Tetovës, dje me skuadrën e tij kampione, e mposhtën me rezultat 1:0 Vardarin në Shkup, në derbin e madh të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Jeton Beqiri – trajner i javës në Maqedoninë e Veriut
“Pa dyshim, një fitore e merituar për Shkëndijën, e cila e mposhti Vardarin në ndeshjen derbi.
Sigurisht, meritat qendrore për triumfin i takojnë edhe trajnerit, i cili e përgatiti taktikisht ekipin në mënyrë perfekte, maksimalisht i përqendruar në mbrojtje dhe me kalime të shkëlqyera në sulm, dhe maksimalisht i rrezikshëm për portën vendase.
Shkëndija, e udhëhequr nga Jeton Beqiri, ka një seri të shkëlqyeshme prej pesë fitoresh me të cilat u aktivizua në garën për titull”, shkruan media maqedonase “Ekipa”.
Vardari udhëheq kreun me 52 pikë, i ndjekur nga Shkëndija me 51 sosh.