Allegri me synime të qarta te Milani

- Bota Sot

Allegri me synime të qarta te Milani

Përpara derbit me Interin, vëmendja te Milan është përqendruar te e ardhmja e trajnerit Massimiliano Allegri.

Pavarësisht zërave për një largim të mundshëm në fund të sezonit, tekniku ka deklaruar se është i lumtur me qëndrimin në Milano, duke theksuar synimin për të vazhduar një projekt afatgjatë.

Allegri ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, me opsion rinovimi deri në 2028-ën, me një pagë prej 5 milionë eurosh në vit.

Pritet që pas arritjes së objektivit për kualifikimin në Champions League, trajneri të takojë drejtuesit e klubit për të diskutuar strategjinë e merkatos.

Allegri synon të ketë më shumë ndikim në përzgjedhjen e lojtarëve, duke kërkuar afrimin e elementëve me përvojë, të ngjashëm me ndikimin që kanë pasur Rabiot dhe Modric këtë sezon.

Kërkesa kryesore mbetet afrimi i një sulmuesi qendror të gatshëm, ku emri i Vlahovic mbetet një mundësi, ndërsa zërat për një kalim te Real Madrid janë cilësuar si pa bazë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot