Tirana e pëson nga FIFA

- Bota Sot

Tirana e pëson nga FIFA

Tirana rezulton e bllokuar nga FIFA për regjistrimin e lojtarëve të rinj, që nga data 3 mars.

Zakonisht për këtë vendim bëhen shkak pagat e padhëna ndaj ish-lojtarëve, që vendosin ta ndjekin çështjen në rrugë ligjore.

Dy klube janë aktualisht të bllokuar nga Superiorja.

Bashkë me bardheblutë qëndron në listë edhe Vllaznia.

Kjo goditje për kryeqytetasit vjen në një moment delikat. Tirana ndodhet në vendin e parafundit dhe po lufton për mbijetesën në elitë. Megjithatë, merkato është mbyllur dhe Tirana i ka afruar lojtarët që synonte.

Fokusi për ekipin e Orges Shehit qëndron i gjithi në kampionat. Aty ku të dielën pret Elbasanin në stadiumin “Selman Stërmasi”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot