Ish-gjyqtari i njohur spanjoll, tashmë i tërhequr, Iturralde Gonzales ka analizuar situatat e ndeshjes Selta Vigo-Real Madrid. Ai deklaroi se madrilenëve iu mungon një penallti, por goli i Valverdes në minutën e 94-të duhej të anulohej.
Në minutën e 71-të, Diaz de Mera Escuderos shkoi te monitori i VAR pasi u njoftua nga Pulido Santana për të shqyrtuar një penallti të mundshme për Real Madridin për një prekje me dorë nga Jutgla.
“Është një penallti e pastër nga lojtari i Seltas,” deklaroi Iturralde Gonzalez. Megjithatë, pas shqyrtimit të lojës, Diaz de Mera interpretoi se kishte pasur një shtytje të mëparshme nga Çuameni ndaj sulmuesit të Seltas dhe, për këtë arsye, e konsideroi lojën një faull në favor të vendasve.
“Nuk mendoj se është faull. Nëse nuk regjistron asnjë kontakt, nuk mund të regjistrosh atë të Çuameni, sepse është vetëm një kontakt dhe nuk i ke interpretuar ato të mëparshmet,” shpjegoi Iturralde.
Në të njëjtën lojë, një shtyrje nga Palacios ndaj Ilaix Moriba ishte gjithashtu e dukshme. “Ndërhyrja e Çuameni më duket thjesht kontakt, dhe ajo e Palacios ishte një shtyrje, por në një zonë ku topi nuk po shkon dhe ai nuk është i përfshirë në ndërhyrje. Do të duhej të dinim se cilin nga të dy e konsideron ai një faull,” shtoi Iturralde.
Lojtarët e Seltas protestuan kundër golit 1-2, duke pretenduar se Manuel Angel shkaktoi faull ndaj Fer Lopez kur ai vodhi topin. Sipas mendimit të Iturralde, goli duhej të ishte anuluar: “Është një faull i pastër ndaj Fer Lopez. Manuel Angel nuk e prek topin, dhe pastaj me këmbën e djathtë e ngre atë dhe e rrëzon lojtarin e Seltas. Është një faull dhe goli i Valverdes duhej anuluar”, përfundoi Gonzales.