Xherdan Shaqiri me telashe

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri me telashe

Baseli ka pritur pothuajse pesë vite për një fitore në kampionat në Zvicrën Lindore. Megjithatë, shenjat që kjo seri negative do të marrë fund të dielën nuk janë shumë premtuese.

“Fitorja 1:0 në shtëpi ndaj Grasshoppersit mund t’i kushtojë shtrenjtë Baselit. Mbrojtësi i djathtë Keigo Tsunemoto dhe golashënuesi më i mirë i skuadrës Xherdan Shaqiri u detyruan të zëvendësohen të enjten për shkak të problemeve muskulore”, shkruan media zvicerane Blick”.

Ndërsa vendimi për Shaqirin pritet të merret të sot.

Pyetja e madhe mbetet: a do ta thyejë më në fund Baseli “mallkimin” në Zvicrën Lindore? Baseli pret një fitore si mysafir ndaj St. Gallen në kampionat që nga shtatori i vitit 2021.

Trajneri i Baselit Stephan Lichtsteiner nuk ka kujtime të mira nga ndeshja e fundit në stadiumin “Kybunpark”. Katër javë më parë, në ndeshjen e tij të tretë si trajner i Baselit, ai pësoi humbjen e tretë dhe skuadra u eliminua nga kupa në çerekfinale.

“Do të jetë një ndeshje e ngjashme me atë kundër Grasshoppers”, - tha Lichtsteiner për sfidën e së dielës pasdite. 

Përveç të lënduarve Flavius Daniliuc dhe Kaio Eduardo, edhe Koba Koindredi është i suspenduar për shkak të kartonëve të verdhë. Ndërsa Tsunemoto dhe Shaqiri mbeten në dyshim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot