Skuadra shqiptare zhgënjen, 7 pikë larg liderit në kampionatin malazez

- Bota Sot

Skuadra shqiptare zhgënjen, 7 pikë larg liderit në kampionatin malazez

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, fitues i Kupës së Malit të Zi, zhgënjeu si vendas, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Petrovac.

Humbje që i kushtoi shtrenjtë Deçiqit për faktin se tani bien në vend të tretë me 36 pikë, ka 7 më pak se lideri Sutjeska e Nikshiqit.

Minuta e fundit ishte e kobshme për skuadrën shqiptare në Tuz. 

Futbollisti Danillo Peshukiq shënoi në minutën e 90+2.

Një gol nga rreth 20 metra.

Petrovac renditet në vend të katër me 35 pikë të grumbulluara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot