Një episod nga të rrallët në futboll u has sot në Kategorinë e Parë.
Aty ku mesfushori Mikael Rakipaj u detyrua të bënte portierin për Apoloninë ndaj Laçit.
Ishte minuta e 90-të, kur gjyqtari Erjon Bastari i tregoi menjëherë kartonin e kuq portierit Leonard Kacaj. Ky i fundit ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj lojtarit të Laçit,.
Apolonia kishte konsumuar tri hapësirat për zëvendësime.
Kështu me 10 lojtarë në fushë, Rakipaj duhet të vishte dorashkat dhe të futej në portë.
Sfida u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Laçit. Kurbinasit po vazhdojnë rrugën drejt rikthimit në Superiore, ndërsa Apolonia synon mbijetesën.