Në Angli nuk ka kaluar pa debate vendimi i VAR-it në ndeshjen Tottenham–Crystal Palace, të luajtur të enjten.
Një gol i Ismaila Sarr, që u devijua dhe përfundoi pas portierit Guglielmo Vicario, u anulua pas një kontrolli video që zgjati disa minuta, duke shkaktuar reagime për shkak të ndalimit “milimetrik” për pozicion jashtë loje.
Në fillim, asistent-gjyqtari nuk kishte ngritur flamurin, por përsëritjet treguan se vetëm balli dhe hunda e sulmuesit kalonin vijën e mbrojtësit të Tottenham Hotspur,
Micky van de Ven. Qendra e ndeshjeve e Premier League konfirmoi vendimin përmes rrjeteve sociale, duke sqaruar se ofsajdi ishte konstatuar teknikisht.
Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, e shfrytëzoi situatën për të bërë shaka gjatë konferencës për shtyp: “I thashë Ismaila Sarr se kishte hundën shumë të madhe”.