Atletico Madridi me mund të madh ka marrë tre pikë në vatër të vet, duke e mposhtur me rezultat 3:2 Sociedadin, në ndeshjen e javës së 27-të të elitës së futbollit spanjoll.
Për Atleticon shënuan Sorloth (5), Gonzalez (67) e Gonzalez (81) dhe për udhëtuesit Soler (9), Oyarzabal (68).
Ndeshje me rivalitet të madh deri në frymën e fundit.
Atletico radhitet në vend të tretë me 54 pikë dhe Sociedad në të 8-tin me 35 sosh.