Antoine Griezmann pritet t’i bashkohet Orlando Cityt por jo tani.
“Griezmann do të qëndrojë me ne”, ka konfirmuar drejtori i Atletico Madridit, Mateu Alemany.
Klubi amerikan megjithatë do të mbetet në negociata me francezin që pritet t’u bashkohet si transfer i lirë në fund të sezonit.
Kësisoj, ai do të ketë shans të artë të largohet më trofe nga Atleticoja në sezonin e fundit pasi kanë arritur finalen e Kupës së Mbrettit në Spanjë, si dhe janë në garë në Ligën e Kampionëve.