Juventus pa frena ndaj Pisa-s, por një vendim i habitshëm ndaj Edon Zhegrovës

- Bota Sot

Juventus pa frena ndaj Pisa-s, por një vendim i habitshëm ndaj Edon Zhegrovës

Juventusi, ashtu siç pritej, mori tre pikët në përballje me Pisa-n, duke shënuar fitore me rezultat 3:0 në ndeshjen e javës së 28-të të kampionatit italian.

Vendasit dominuan takimin nga fillimi deri në fund ndaj mysafirëve dhe arritën një fitore të merituar.

Sulmi i “Zonjës së Vjetër” ishte i papërmbajtshëm për rivalin.

Golat për Juventusin i realizuan Cambiaso në minutën e 54-t, Thuram në minutën e 65-të dhe Yildiz në minutën e 75-të.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi renditet në vendin e gjashtë me 50 pikë, ndërsa Pisa mbetet në fund të tabelës me vetëm 15 pikë.  

Vendimi është i habitshëm nga trajneri për Edon Zhegrovën, i cili nuk ka pas as një minutë lojë.

Fundja, trajneri e di më së miri pse nuk e ka aktivizuar as një minutë lojë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot