Në Turqi tregojnë situatën: Rast special, ndoshta në klub mendojnë se nëse firmos…

- Bota Sot

Në Turqi tregojnë situatën: Rast special, ndoshta në klub mendojnë se nëse firmos…

Ernest Muçi vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij në kampionatin turk.

Futbollisti është huazuar me të drejtë blerje te Trabzonspori, por për momentin nuk ka sinjale konkrete të transferimit të tij përfundimtar nga radhët e Beshiktashit.

Në një emision sportiv në “61saat TV”, është diskutuar situata e sulmuesit dhe arsyeja pse gjithçka ka mbetur për momentin në vendnumëro. Gazetari Hasan Tynçel, fillimisht tregoi këndvështrimin e tij se në klub kishin dyshime për vijimësinë e Muçit.

“Muçi është një lojtar të cilin klubi e ka të lidhur me një kontratë 1+3 dhe rroga e tij është e përcaktuar. Ata nuk po veprojnë me ngut… Ndoshta ekziston mendimi që përformanca e tij do të bjerë nëse firmos”, tha ai.

Por bashkëbiseduesi i tij në studio, Serkan Genç, shpjegoi se Muçi nuk ishte në prej lojtarëve të tillë. “Ndonjëherë lojtarët nuk kanë vazhdimësi, Muçi është rast special. Ai është një futbollist i cili mund të nënshkruajë një kontratë kur të dojë. Fatih Teke do të marrë vendimin në fund të sezonit, drejtuesit e Trabzonsporit do të merren me aspektin ekonomik.

Sipas mendimit tim, është e drejtë të mos nguten. E kanë mundësinë ta bëjnë një gjë të tillë, fakti që nuk nguten është çështje zgjedhjeje. Muçi ka dhënë një kontribut të ndjeshëm te Trabzonspr, kishte raste kur e ka shpëtuar edhe nga humbja”, tha Genç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot