Saiti: Ekzistojnë të gjitha parakushtet për të marrë tre pikët

- Bota Sot

Saiti: Ekzistojnë të gjitha parakushtet për të marrë tre pikët

Ekipi i Bashkimit synon të mbyllë ciklin e dytë të ndeshjeve në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë duke fituar pikë maksimale në ndeshjen kundër Makedonija G.P.

Lojtarët e Bashkimit besojnë se me mbështetjen e tifozëve mund të arrijnë fitoren, veçanërisht për shkak se ndeshjen e së dielës po e luajnë në fushën e tyre.

"Kjo është ndeshja e fundit e sezonit të rregullt dhe pas shumë javësh më në fund po luajmë të dielën në stadiumin tonë.

Ekzistojnë të gjitha parakushtet për të marrë tre pikët dhe për të konsoliduar pozicionin e pestë në tabelë, gjë që do të largonte shqetësimet për mbijetesë", tha futbollisti Hebib Saiti.

Sipas Saitit, ekipi mysafir i Makedonija G.P. është me "borxh" dhe tani është momenti i duhur për ta pastruar atë "borxh".

"Makedonija G.P. është në borxhin tonë, kështu që është koha tua kthejmë këtë borxh tifozëve tanë dhe qytetit", shtoi Saiti.

Ndeshja midis Bashkimit dhe Makedonija G.P. do të luhet në Kumanovë, duke filluar nga ora 14:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot