Vedat Muriqi la prapa yllin e futbollit botëror

- Bota Sot

Vedat Muriqi la prapa yllin e futbollit botëror

Me dy golat e shënuar dje, Vedat Muriqi ka arritur në kuotën e 18 golave këtë sezon në La Liga me fanellën e RCD Mallorca.

Edhe pse skuadra e tij po lufton për mbijetesë, sulmuesi nga Kosova po kalon një sezon personal të jashtëzakonshëm.

Me 18 gola të realizuar, Muriqi ka lënë pas legjendën e futbollit kamerunas Samuel Eto’o për sezonin më të mirë sa i përket golave të shënuar me Mallorcën në elitën e futbollit spanjoll.

Eto’o në sezonin 2003/2004 kishte realizuar 17 gola në La Liga, ndërsa Muriqi tashmë e ka kaluar këtë shifër dhe ka vendosur një rekord të ri personal dhe për klubin.

Me ende disa ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të sezonit, Muriqi ka mundësi ta rrisë edhe më shumë këtë shifër dhe ta bëjë edhe më të veçantë këtë edicion për të dhe për Mallorcën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot