Bylisi mund Vorën me një gol në fund

- Bota Sot

Bylisi mund Vorën me një gol në fund

Mrekullitë e Harizajt nuk mjaftojnë, Bylisi mund Vorën me një gol në fund dhe e kapërcen në renditje!

Bylis ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 27-të të Superiores, pasi ka mundur një rival direkt për mbijetesën siç është Vora.

Në një duel shumë të luftuar, ballshiotët bënë diferencën në pjesën e dytë, ku kërkuan më me ngulm golin dhe iu afruan disa herë, të ndalur nga Harizaj në formë të shkëlqyer.

Por në fund, ishte Adepoju ai i cili ia doli që në minutën e 88-të të shënonte golin e vetëm të sfidës, që i mundëson Bylisit të dalë pas shumë kohësh nga zona e ftohtë e klasifikimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot