Çështja e shqiptarit në derbin e Stambollit ndez Turqinë

- Bota Sot

Çështja e shqiptarit në derbin e Stambollit ndez Turqinë

Derbi i Stambollit mes Beshiktashit dhe Gallatasarajt vazhdon të jetë temë diskutimi në Turqi, ku të gjithë duken të bindur se kryesuesit e kampionatit kanë marrë një ndihmë të dukshme nga kryesori i ndeshjes. Dhe episodi më i diskutuar është ai me Kristjan Asllanin.

Në minutën e 29-të të ndeshjes, Leroi Sane bëri një ndërhyrje të ashpër në kavilje e futbollistit të Kombëtares shqiptare, për të cilën u ndëshkua me të verdhë e ku VAR-i nuk ndërhyri.

Normalisht, një faull i tillë duhej të sillte të kuqin për lojtarin i cili në fundin e pjesës së parë dha asistin për golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Osimhen.

Ish-gjyqtari ndërkombëtar turk, Ahmet Çakar, analizoi paraqitjen e kryesorit Ozan Ergyn, duke e dënuar pikërisht vendimin e tij në këtë rast.

“Gjyqtari nuk ishte shumë i mirë, ai bëri gabime me kartonët. Sipas mendimit tim, gabimi i tij më i madh ishte që nuk nxori me të kuq Sane”, tha ai duke analizuar momentin që ngjalli diskutime të shumta gjatë ndeshjes e vazhdon edhe një ditë pas saj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot